Zgjedhjet e 14 majit, bashkitë e tjera ku do të ketë votim e numërim elektronik

Nga A2 CNN
30 Janar 2023, 16:58 | Politikë
Zgjedhjet e 14 majit, bashkitë e tjera ku do të ketë votim e

Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, KQZ do të organizojë votim dhe numërim elektronik më 14 maj dhe në dy bashki të vendit.

Bëhet fjalë për bashkitë e Elbasanit dhe Kamzës që i bashkohen asaj të Vorës ku është testuar më herët teknologjia në zgjedhje dhe që ka rezultuar e suksesshme.

Për këtë arsye, mësohet se qeveria ka akorduar dhe një fond prej 800 milionë lekësh për të mundësuar pajisjet e nevojshme për votim dhe numërim elektronik në këto 3 bashki të vendit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/30/zgjedhjet-e-14-majit-celibashi-kerkon-ndryshimin-e-kodit-per-aktivitetet-e-ndaluara/

A2 CNN Livestream

Latest Videos