Zgjedhjet e 14 majit, vota e të dënuarve, Manja: Janë marrë të gjitha masat

Nga A2 CNN
11 Prill 2023, 12:32 | Politikë
Zgjedhjet e 14 majit, vota e të dënuarve, Manja: Janë marrë

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, deklaron se janë marrë të gjitha masat për të garantuar votimin e të gjithë të dënuarve dhe të paraburgosurve që kanë të drejtë vote. Manja sqaroi edhe shtyrjen e amnistisë për të burgosurit, dhe nisjen e këtij procesi vetëm pas zgjedhjeve të 14 majit.

“Në datën 4 ka dalë ekstrakti i fundit zgjedhor dhe Drejtoria e Burgjeve ka bërë koordinimin me njësitë e qeverisjes vendore për të parë nëse të paraburgosurit dhe të dënuarit janë në listat e zgjedhësve dhe ne garantojmë që të gjithë të paraburgosurit dhe të dënuarit që kanë të drejtën e votës gjenden në lista. Masa e dytë është garantimi i çdo të paraburgosuri dhe të dënuari të jenë të pajisur me karta identiteti. Një nga arsyet që shtymë ligjin për amnistinë ishte procesi zgjedhor i 14 majit për të shmangur çdo alibi për zgjedhjet. Pas zgjedhjeve kam orientuar Drejtorinë e Burgjeve të përgatisin një draft të ligjit për aminstinë brenda kufizimeve ligjore”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos