Zgjedhjet e 25 prillit, dështon mbledhja e dytë e KQZ për miratimin e fletës së votimit

Nga A2 CNN
31 Mars 2021, 21:14 | Politikë

Edhe pse ndodhemi 24 ditë larg mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ende nuk kemi një fletë votimi të miratuar nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Mbrëmjen e së mërkurës ka dështuar dhe mbledhja e dytë për miratimin e kësaj flete votimi mungesën e kompetencës nga Komisioni Rregullator për këtë çështje.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi kishte propozuar modelin e fletës së votimit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Në ditët e fundit në tavolinë ishin 3 modele për fletën e votimit dhe komisioneri Celibashi ka zgjedhur njërën prej tyre.

Fleta e votimit e propozuar nga Celibashi ka në krye të ndarjes emrin e subjektit dhe poshtë tij listën e kandidatëve për deputetë. Megjithatë ajo kundërshtohet nga Partia Socialiste. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos