Të hënën votohet në seancë plenare Kodi Zgjedhor, i cili kaloi sot nen për nen në Komision Parlamentar pa praninë e opozitës parlamentare. Kodi do të jetë i gjithi sipas propozimeve të PS, duke hequr përfundimisht nga diskutimi listat e hapur. Po kështu, ndryshon pragu elektoral nga 3 në 1 përqind. Ndërkohë sa i takon koalicioneve, ato sipas Kodit të Ri, do t’i rendisin në një listë të vetme kandidatët e tyre. Gjithashtu, në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve, u miratua edhe formula për ndarjen e mandateve. Për të komentuar zhvillimet e sotme dhe të kësaj javë në politikën e vendit ishin të ftuar në A2 analistët Afrim Krasniqi dhe Lutfi Dervishi. (A2 Televizion)
Zgjedhjet e reja me problemet e vjetra! Kodi përfundoi, por çfarë “frutash” do të vjelim?
