Zgjedhjet në Amerikë, George W. Bush uron Biden: Rezultati ishte i qartë

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2020, 19:23 | Bota
Zgjedhjet në Amerikë, George W. Bush uron Biden: Rezultati ishte i

George W. Bush ka uruar Joe Biden për fitoren në zgjedhjet presidenciale amerikane, ndërsa “kërkoi” nga Donald Trump që të pranojë rezultatin.

Ish-presidenti, i vetmi i gjallë nga radhët e republikanëve, theu heshtjen gati 24 orë pasi Biden kaloi pragun elektoral prej 270 votash elektorale.

“Sapo fola me Presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden”, tha Bush në një deklaratë.

“Megjithëse kemi dallime politike, unë e njoh Joe Biden të jetë një njeri i mirë, i cili ka fituar mundësinë e tij për të udhëhequr dhe bashkuar vendin tonë”, ka thënë Bush.

Më tej, edhe një koment për Donald Trump dhe pretendimet e tij. “Pavarësisht se si keni votuar, vota juaj është numëruar. Presidenti Trump ka të drejtë të kërkojë rinumërime dhe të ndjekë sfida ligjore dhe çdo çështje e pazgjidhur do të gjykohet si duhet. Populli amerikan mund të ketë besim se këto zgjedhje ishin thelbësisht të drejta, rezultati ishte i qartë”, ka thënë Bush. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos