
Azerët festuan në rrugët e Baku-së, pasi presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, deklaroi se forcat e shtetit të tij kanë marrë kontrollin e Shushit, qytetit të dytë më të madh në rajonin e Nago-Karabakut, por Armenia e mohon një fakt të tillë.
Turma të mëdha njerëzish u mblodhën në Baku për të festuar, duke valëvitur flamuj dhe duke brohoritur teksa shoferët e makinave i binin borive.
Megjithatë, zyrtarët nga rajoni i Nago-Karabakut dhe Ministria e Mbrojtjes së Armenisë mohuan deklaratën e Aliyev.
“Shushi mbetet një ëndërr e paarritshme për Azerbajxhanin. Pavarësisht shkatërrimit të madh, qyteti i kalasë i reziston goditjeve të armikut,”, tha Shërbimi i Shpëtimit i Nago-Karabakut.
Ministria e mbrojtjes e Armenisë tha se luftimet e rënda për vendin strategjik vazhdojnë, ndërsa Ushtria e Mbrojtjes e Nago-Karabakut tha se ata kishin zmbrapsur përpjekjet e shumta nga pala e Azerbajxhanit për të përparuar në qytet.
Shusha, është një qytet është me rëndësi kulturore dhe strategjike për të dy palët dhe ndodhet 15 km në jug të kryeqytetit Stepanakert.
Të paktën 1000 njerëz kanë vdekur në gati gjashtë javë luftimesh në dhe përreth Nago-Karabakut, një zonë e njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por e populluar dhe e kontrolluar nga Armenët etnikë.
I inkurajuar nga mbështetja turke, Azerbajxhani ka epërsinë në luftimet më të përgjakshme në më shumë se 25 vjet në Kaukazin e Jugut.
Kështu, në pak më shumë se një muaj, ajo ka rimarrë pjesën më të madhe të tokave në dhe përreth Nago-Karabakut.
(A2 Televizion)