Zgjedhjet në degët e PD, Rithemelimi do të përfshijë të gjithë deputetët

Nga A2 CNN
14 Prill 2022, 14:46 | Politikë
Zgjedhjet në degët e PD, Rithemelimi do të përfshijë

Komisioni i Rithemelimit ka gjetur tani mënyrën sesi do t’i bëjë pjesë të procesit zgjedhor që po zhvillohet në bazë të PD-së edhe deputetët që kanë dalë kundër tyre.

Deputeti Edmond Spaho tregon për A2 CNN udhëzimet që kanë marrë anëtarët e Rithemelimit nga mbledhja e 13 prillit, ku sjell shembull deputetët e qarkut Korçë që sipas tij po mbyllin një proces gjithëpërfshirës.

 “Janë porositur të gjithë anëtarët e Komisionit të Rithemelimit që urgjentisht të kontaktojnë deputetët dhe t’i angazhojnë në grupin që drejton grupin e riorganizimit në çdo degë. Salianji nuk mori ftesë? Unë di që është pjesë e procesit në Korçë”, deklaroi ai.

Berisha deklaroi një ditë më parë së auditimi i procesit do të zhvillohet në të gjitha degët e PD-së, teksa  Spaho shpjegoi se si do të jetë i përbërë grupi i punës për të shmangur çdo përplasje mes demokratëve.

“Do të ketë pjesëtarë nga të dy krahët, o të shqyrtohen pretendimet”, vijon Spaho për A2 CNN.

Rithemelimi po i jep rëndësi të veçantë që këto zgjedhje të mbyllen duke bashkuar demokratët, nënvizoi Spaho, por qartësoi se nuk do të ketë më shtyrje të tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos