
Ndonëse nuk ka konfirmim apo reagim zyrtar, faqja zyrtare në internet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë duket se është hakuar.
Në faqen zyrtare, në versionin në gjuhën angleze të faqes së KQZ-së janë duke u shfaqur disa reklama “të çuditshme”. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga KQZ në lidhje me incidentin në fjalë.
(A2 Televizion)