Zgjedhjet në Kosovë, Pacolli: Qytetarët e kanë humbur respektin për votën

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2021, 13:14 | Kosova
Zgjedhjet në Kosovë, Pacolli: Qytetarët e kanë humbur

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ishte i ftuar në studion e A2 në Prishtinë ku komentoi procesin zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme dhe vijueshmërinë politike në Kosovë që pas pavarësisë.

Sipërmarrësi i njohur shprehu keqardhjen që mandatet e qeverive në Kosovë nuk kanë shkuar deri në fund. Sipas tij, kjo gjë, ka bërë që qytetarët të humbasin respektin për votën dhe ka dëmtuar imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

https://a2news.com/2021/02/14/pacolli-per-a2-i-kam-sjelle-kosoves-45-55-njohje-te-reja/

“Më vjen keq për Kosovën që mandatet e qeverive nuk kanë shkuar deri në fund. Kjo nuk ka ndodhur për faj të qytetarëve, por për shkak të egos së politikanëve. Kjo e ka dëmtuar Kosovën që ka humbur rezonancën e rëndësisë së votës dhe qytetarët e kanë humbur respektin ndaj votës. Përqindja në votime është ulët. Dëshira e qytetarëve për të kontribuar në zgjedhje është zbehur”, tha Pacolli. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/02/14/behgjet-pacolli-kam-mbetur-i-zhgenjyer-nga-albin-kurti/

A2 CNN Livestream

Latest Videos