Zgjedhjet në Kosovë, vijon rinumërimi i rreth 500 vendvotimeve

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2021, 15:01 | Kosova
Zgjedhjet në Kosovë, vijon rinumërimi i rreth 500 vendvotimeve

Komisioni Qendror Zgjedhor ka nisur procesin e rinumërimit të rreth 500 vendvotimeve, të cilat u takojnë komunave të ndryshme.

Arsyet e këtij rinumërimi kanë të bëjnë kryesisht me probleme vendosjen e saktë të votave të subjekteve politike në formularin e rezultateve.

KQZ ka bërë me dije se mbi 9 mijë vota të diasporës të mbërritura me postë janë shpallur të pavlefshme. Ndërkohë, nga rezultatet paraprake, Lëvizja Vetëvendosje është shpallur fituese e zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit.

Por që të nisë procedurat për formimin e mazhorancës dhe qeverisë së re, i duhet shpallja e rezultatit përfundimtar. Më herët, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, bëri të ditur se nuk do të bashkëpunojë me asnjë nga partitë kryesore, por vetëm me deputetët e komuniteteve jo serbe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos