Zgjedhjet në Mal të Zi, Emina Çunmulaj thirrje shqiptarëve për të çuar zërin e tyre në Parlament

Nga A2 CNN
11 Qershor 2023, 19:29 | Ballkani
Zgjedhjet në Mal të Zi, Emina Çunmulaj thirrje shqiptarëve

Për të ushtruar të drejtën e votës në Malin e Zi, modelja dhe sipërmarrësja Emina Çunmulaj udhëtoi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përveçse bëri zgjedhjen e saj, Emina, në një intervistë për A2 CNN përcolli një mesazh për shqiptarët e Malit të Zi, duke i vlerësuar këto zgjedhje si të rëndësishme për të forcuar rolin e faktorit shqiptar në Parlamentin e ri.

“Kam ardhur dy javë përpara vetëm për të votuar. E shfrytëzoj gjithmonë të drejtën time për të votuar”, tha modelja.

Kur u pyet nëse në të ardhmen mund të jetë një politikane e Malit të Zi, Emina Çunmulaj tha prerë: “Jo, Emina nuk do të jetë kurrë politikane, por mbështetëse e asaj që shikon me sy dhe që beson se është e drejtë e që meriton populli shqiptar i Malit të Zi”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos