Drejtorët ndërrohen, qytetarët kërkojnë shërbim në Kadastrën e Vlorës

Nga A2 CNN
15 Korrik 2020, 12:44 | Aktualitet
Drejtorët ndërrohen, qytetarët kërkojnë shërbim

Agjencia shtetërore e Kadastrës në Vlorë gjatë viteve të fundit mund të cilësohet si një institucion pa “kokë”.

Në 10 muaj janë ndryshuar shtatë drejtorë, ndërsa i teti ka vetëm tri ditë që është emëruar.

Në media është trajtuar vetëm problematika e emërimeve dhe dorëheqjeve të drejtorëve. Por, si ka qenë shërbimi për qytetarët gjatë kësaj periudhë kohe?

Me emërimin e drejtorit të tetë, në këtë institucion, drejtori i përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame, premtoi zgjidhjen e problemeve që e kanë mbajtur peng këtë drejtori dhe për vërtetuar këtë ka kërkuar kohë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos