Zgjerimi i NATO-s, Turqia parapëlqen më shumë Finlandën se sa Suedinë

Nga A2 CNN
31 Maj 2022, 12:11 | Bota
Zgjerimi i NATO-s, Turqia parapëlqen më shumë Finlandën se

Zgjerimi i NATO-s ka mbetur në dorë të Turqisë, që ende nuk ka hequr veton e saj ndaj Finlandës dhe Suedisë. Ankaraja po pret përgjigjen zyrtare për kërkesat e saj të dorëzuara delegacioneve të Helsinkit dhe Stokholmit. Por Turqia shprehet relativisht më në favor të anëtarësimit të Finlandës në NATO se sa të Suedisë.

“Por të dyja shtetet duhet të respektojnë kërkesat tona”, tha ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavushollu. Ai nënvizon se si Suedia, ashtu edhe Finlanda, duhet të ndryshojnë ligjet e tyre antiterrorizëm. Konkretisht, Turqia kërkon që anëtarët e partisë kurde dhe ata të organizatës së imamit Fetullah Gylen, të shpallen pjesëmarrës në organizata terroriste dhe të ekstradohen nga vendet nordike. Gjithashtu, kërkon që Suedia të heqë embargo për armët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos