
“Zgjidhja do të duhet të vijë përmes votës dhe sa më transparente dhe sa më në përputhje me statutin dhe rregullat e kësaj partie”. Kështu e shikon analisti Lutfi Dervishin zgjidhjen e situatës në Partinë Demokratike, që sipas tij ndodhet në momentin më të dobët historik në 30 vite.
“Në politikë më shumë se pesha e ideve ka rëndësi pesha e votave që merr dhe këtu ndoshta pretendentët duhet të kalojnë kohë në këtë pikë. Është shumë e rëndësishme edhe kontakti brenda forcës politike. Sa i përket së djathtës që është momenti më i dobët, nuk ka një ide që mund të ketë rikthim si në 2005 ku të zemëruarit u rikthyen për një start tjetër. Është paradoksale se nëse ke 8 vjet një qeveri që nuk i ka të pakta rastet e skandalit e korrupsionit, ti je pa alternativë konkrete dhe pa e zgjidhur problemin e brendshëm dhe zgjidhja do të duhet të vijë përmes votës dhe sa më transparente dhe sa më në përputhje me statutin dhe rregullat e kësaj partie”.
Sipas Dervishit po shohim një luftë civile brenda PD-së dhe vështirësia e Bashës qëndron në faktin që përballë nuk ka përballë vetëm mbështetësit e Berishës, por edhe të zemëruarit që nuk shohin shpresë për rikthimin e PD-së në pushtet.
“Nuk është pyetja sesi do të jetë Basha por a do të jetë Basha?. Nëse përplasen dy vezë njëra do të thyhet, objektivi i Berishës është i qartë largimi i kryetarit të partisë. PD është një situatë që nuk ka qenë në 30 vitet e saj. Çfarë i ka kthyer këto parti në parti sulltanësh. Ne po shohim tharmin e një lufte civile brenda PD e cila duket shumë larg se do ketë pika takimi. Pyetja është se çfarë do të ketë përtej kësaj përplasjeje? Basha më kujton Majkon kur nisi lëvizja për katharsis në PS. Vështirësia e Bashës është që nuk ka përballë vetëm mbështetësin e Berishës, por njerëz të zemëruar që nuk shohin rikthimin e PD në pushtet dhe fatura e vendimeve fatale të marra që e kanë jashtë përfaqësimit PD. Dhe këtij fluksi zemërate i bashkohet personi më aktiv, Sali Berisha”.
Përfaqësuesi i IDE, Dritan Shano, shprehet se alternativa që PD duhet t’u ofrojë qytetarëve duhet të bazohet te rregullat dhe modeli i demokracisë, tashmë i munguar në PD. Sipas tij duhet një parti që funksionon mbi kauza e dhe ideologji të saj.
“Alternativa që PD duhet t’u ofrojë qytetarëve duhet të besohet te rregullat dhe modeli i demokracisë deri më sot PD ka munguar fort në këto gjëra. Jam shumë i vendosur që kryetari i partisë duhet të jetë institucioni më vulnerabël në statut. Forcën duhet ta ketë te zgjedhjet dhe vendimet e duhura, nuk më duhet një kryetar i fortë në statut, që po që bën zgjedhjet e duhura jo se çfarë i thotë koka. Na duhet një PD që funksionon mbi kauza e dhe ideologji të saj. Përformanca e PD nuk është në përputhje me nenin 3 të statutit. Këto janë kauzat e PD”.
Për Gjonin PD ka mungesë të theksuar agjende se për çfarë kauzash lufton dhe nuk ka alternativë përkundër kundërshtarëve të saj.
“PD në gjithë historikun e saj ka vërtetuar që është përjashtuese, jo bashkuese mban kampion për mënyrën sesi e nxjerr brenda vetes dhe gardhi për tu futur është më i fortë. Për kundërshtarët që fituan mandatin e tretë nuk do e kishte problem që të gjendet një zëvendës për Ramën, kurse PD nuk ka asnjë alternativë nga jashtë, por alternativat e brendshme i shuan me mjeshtëri të madhe. Ka mungesë të theksuar agjende se për çfarë lufton”.
Ndërsa për Krasniqin sfida e PD-së është të gjejë identitetin dhe të fitojë votat e të pavendosurve. (A2 Televizion)