Zidane: Benzema është sulmuesi më i mirë në historinë e Francës

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2020, 11:29 | Futboll
Zidane: Benzema është sulmuesi më i mirë në

Edhe pse me vështirësi, Reali i Madridit triumfoi 3-1 ndaj Atletico Bilbao, mbrëmjen e së martës. Në konferencën pas ndeshjes, Zinedine Zidane komentoi suksesin, por mbi të gjitha u ndal te paraqitja e shkëlqyer e Karim Benzema, i cili ishte autori i dy golave në këtë ndeshje.

“Për mua ai është sulmuesi francez më i mirë në histori dhe kjo që po bën e vërteton këtë. Ai nuk mendon vetëm për të shënuan, por në fund është vendimtar. Pa bërë një ndeshje të madhe, ai shënoi dy gola. Ai është gjithmonë aty, si lojtarët e mëdhenj”.

Më tej, Zidane theksoi se Benzema është një lojtar më i kompletuar se më parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos