
Hashim Thaçi dhe ish-anëtarët e tjerë të UÇK-së dalin sot para Gjykatës në Hagë.
Konferenca për ecurinë e çështjes së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, do të mbahet në orën 11:00, teksa kjo datë korrespondon me përvjetorin e 22-të të nisjes së bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë.
Seanca e kaluar ndaj ish-krerëve të UÇK-së u mbajt më 16 shkurt ku avokatët kërkuan me tepër kohë për t’u njohur me akuzat. (A2 Televizion)