Dialogu me Serbinë, Bejdo: Kurti duhet të shfrytëzojë administratën e re amerikane

Nga A2 CNN
23 Mars 2021, 21:53 | Kosova
Dialogu me Serbinë, Bejdo: Kurti duhet të shfrytëzojë

Rosalba Bejdo, producentja e lajmeve ndërkombëtare në A2, u shpreh në “Absolut 4” në A2 se kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, duhet të shfrytëzojë faktin që tashmë SHBA-ja ka një administratë të re, me përvojë dhe njohuri për Kosovën.

“Do të ishte e gabuar që Kurti mos të shfrytëzonte faktin që SHBA ka administratë që ka njohuri dhe përvojë me Kosovën, ndryshe nga ajo paraardhëse. Është një moment që duhet shfrytëzuar”, deklaroi Bejdo.

Sipas saj, “BE dhe SHBA kanë kërkuar që dialogu të vendoset në krye të agjendës, duke i kujtuar se e ardhmja e Kosovës varet nga normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve”.

Bejdo theksoi se “në fjalimin e tij të parë, Kurti preku tematika që prekin direkt qytetarët. Pandemia ishte çështja kryesore, pasi Kosova gjendet në situatë shumë të vështirë, pasi është i vetmi vend në Ballkan pa vaksina. Ai tha se në 100 ditët e para në pushtet, pandemia do të jetë në fokus”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos