Zjarr i fuqishëm pranë centralit të Çernobilit në Ukrainë

Nga A2 CNN
13 Prill 2020, 20:08 | Bota

Një vatër e madhe zjarri në Ukrainë ka djegur një sipërfaqe të madhe me pyje dhe ka detyruar autoritetet të ndërhyjnë me të gjithë forcat, pasi flakët po i afrohen zonës së shpërthimit bërthamor në centralin e Çernobilit.

Zjarrfikësit prej 10 ditësh janë duke luftuar me zjarrin në mënyrë të dëshpëruar, në përpjekje për ta ndaluar atë të përparojë në drejtim të sarkofagut mbrojtës të reaktorit.

Nivelet e rrezatimit në zonë tashmë janë rritur që nga shpërthimi i zjarrit më 4 prill dhe ekziston paniku se flakët mund të arrijnë automjete të kontaminuara ende të braktisura nga katastrofa e vitit 1986.

Fotot e shkrepura nga një helikopter i forcave zjarrfikëse tregojnë qindra hektarë tokë të djegur nga vendi ku zjarri ka shkatërruar pyllin, i cili duhet të ishte i gjelbër në këtë stinë pranvere. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos