13 persona janë konfirmuar të vdekur, ndërsa 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një zjarr i madh shpërtheu në një zonë turistike në Kinë, në ditën e parë të një feste kombëtare.
Zjarri i madh përfshiu një sallë ekspozite në periferi të qytetit Taiyuan, në provincën Shanxi. Autoritetet në Kinë kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e shkaqeve që solli këtë ngjarje të rëndë.
Dita e enjte shënoi fillimin e Javës së Artë të Kinës, një festë kombëtare 8-ditore, e cila mbledh miliona njerëz në atraksionet turistike në të gjithë vendin. (A2 Televizion)