All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Putin: Me rezistencën e tij të lindur, Trump do ta mposhtë koronavirusin

Nga A2 CNN
2 Tetor 2020, 13:17 | Bota
Putin: Me rezistencën e tij të lindur, Trump do ta mposhtë
All - Paragraf - 1

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka uruar shërim të shpejtë homologut të tij amerikan Donald Trump, i cili rezultoi me koronavirus.

“Jam i sigurt se rezistenca jote e lindur dhe optimizmi do të të ndihmojnë që ta kalosh virusin vdekjeprurës”, lexohet në telegramin e udhëheqësit rus.

All - Paragraf - 3

Gati një muaj para zgjedhjeve presidenciale, dhe pak ditë para debatit të dytë me rivalin demokrat Joe Biden, Donald Trump dhe bashkëshortja Melania rezultojnë pozitiv me koronavirus. Njoftimin e bëri vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

“Sot, unë dhe Melania rezultuam pozitiv me Covid-19. Do të vetizolohemi dhe do të nisim procesin e shërimit menjëherë. Do ta kalojmë këtë së bashku”, shkroi Trump. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos