Zjarr i madh në Prodromos të Greqisë, gjendet i vdekur një bari

Nga A2 CNN
21 Gusht 2023, 12:08 | Aktualitet
Zjarr i madh në Prodromos të Greqisë, gjendet i vdekur një

Zjarret në Greqi kanë shkaktuar një viktimë. Sipas mediave greke, bëhet fjalë për një bari të moshuar (rreth 80 vjeç) i cili pasi ka marrë mesazhin për zjarr në Prodromos Viotias ka vrapuar drejt vathës së deleve për të shpëtuar kafshët, por ka ndërruar jetë.

Siç u bë e ditur nga Zjarrfikësja, një grua ka telefonuar në qendrën operative dhe ka raportuar se menjëherë pas rënies së zjarrit, bariu është nisur për në vathën e tij. Zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje ku kanë gjetur të vdekur bariun e moshuar, të asfiksuar nga tymi.

Situata nga zjarret në Greqi ka qenë alarmante, ku dhjetëra hektarë janë shkrumbuar nga flakët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos