Zjarr në një pallat, 73 viktima në Johanesburg

Nga A2 CNN
31 Gusht 2023, 08:21 | Bota

Të paktën 73 persona kanë vdekur pasi zjarri shpërtheu në një bllok pallatesh në Johanesburg të Afrikës së Jugut. Gjithashtu, janë plagosur më shumë se 50 persona të tjerë.

Autoritetet afrikano-jugore thanë se nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi zjarrin në pallatin 5-katësh, në qendër të qytetit.

Zëdhënësi i emergjencave civile, Robert Mulaudzi, tha se disa persona janë shpëtuar nga zjarrfikësit, ndërsa po vijon kërkimi për viktima të tjera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos