
Një nga zyrat e administratës në spitalin Covid 3 është përfshirë nga flakët mëngjesin e së shtunës.
Mësohet se menjëherë sapo kanë marrë lajmin, shërbimet zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Për fat të mirë, nuk raportohet asnjë person i lënduar nga zjarri, vetëm dëme materiale. Shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta, ndërsa për këtë rast ka nisur edhe një hetim. (A2 Televizion)