Zjarr në Tragjas, digjet një sipërfaqe me shkurre dhe pemë

Nga A2 CNN
28 Korrik 2021, 08:24 | Aktualitet

Një vatër zjarri është aktivizuar sërish në zonën e Tragjasit në Vlorë, duke shkaktuar djegien e një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe pemë.

Vatrat ishin vënë në kontroll nga forcat e zjarrfikësve dhe banorëve, por është riaktivizuar për shkak të temperaturave të larta dhe erës në zonë.

Duket se zjarret nuk do ta lënë të qetë zonën e Vlorës këtë sezon veror, ku vetëm para pak ditësh një vatër zjarri dogji një sipërfaqe të madhe me pemë e shkurre në Dukat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos