Zjarret në Greqi, 2000 banorë të evakuuar, dëme të konsiderueshme në Evia

Nga A2 CNN
8 Gusht 2021, 21:49 | Aktualitet

Situatë dramatike nga zjarret paraqitet edhe në ishullin grek Evia, ku fshati Ellinika, i cili në veri të ishullit, aktualisht është i rrethuar nga flakët. Zjarrfikësit dhe banorët, ata që nuk kanë pranuar të braktisin shtëpitë e tyre, po përpiqen të shpëtojnë atë që munden. Kjo u raportua nga faqja in.gr, e cila shpjegon sesi vendasit dhe turistët u mblodhën në plazhin e Agios Nikolaos, duke pritur që të transferoheshin nga deti në një vend të sigurt. Flakët kanë mbërritur ndërkohë në qytetin e vogël të Vasilika, ndërsa një vatër zjarri 6 km po djeg një pyll të gjerë me pisha, duke iu afruar fshatit Gouves. Zjarrfikësit po përpiqen të ndalojnë zjarret në vende të ndryshme për të parandaluar shkatërrimin e shtëpive të tjera. 200 familje tashmë kanë mbetur pa çati. Duke folur për Skai TV, guvernatori i Greqisë qendrore, Fanis Spanos, tha se më shumë se 2,500 njerëz janë vendosur në hotele dhe objekte të tjera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos