
“Paramount Pictures” kishte planifikuar një premierë të madhe hollivudiane mbrëmjen e të hënës për rikthimin e Terminator, “Dark Fate”, por zjarret që përfshinë Los Anxhelosin detyruan mijëra vetë të evakuohen, përfshirë edhe yllin e terminator, Arnold Schwarzenegger.
“Paramount” anuloi tapetin e kuq dhe deklaroi se ato para do t’ja dhuronte Kryqit të Kuq, për të kontribuar në ndihma në ushqime e veshmbathje për banorët e evakuuar nga zjarri në Kaliforni.
Ja diçka që se keni dëgjuar shpesh: një fituese e Oskarit që do të luajë rolin e një aktoreje që ka fituar Oskarin. Rachel Weisz do të portretizojë në ekran Elizabeth Taylor, në prodhimin me të ri, “Një lidhje special”.
Filmi do të fokusohet në lidhjen e ngushtë miqësore të Taylor me asistentin e saj Roger Wall, që e frymëzoi atë të bëhet një aktiviste në luftën kundër HIV/AIDS.
“Ata nuk duhet të rriten”, është dokumentari dedikuar Luftës së Parë Botërore, i përmirësuar falë teknologjisë, është një nga eventet më të pritura në Hollivud.
Kompania e prodhimit të filmave, “Warner Brothers” e risjell më të zhvilluar. “Ata nuk duhet të rriten” do të shfaqet në ekran në dy versione, 2 dhe 3D, në mbi 800 kinema amerikane duke nisur nga 17dhjetori. (A2 Televizion)