Zjarret në Karaburun, në gatishmëri edhe banorët e Fushë-Dukatit

Nga A2 CNN
3 Gusht 2021, 16:02 | Aktualitet
Zjarret në Karaburun, në gatishmëri edhe banorët e

Thuajse e gjithë lagjja e parë e Fushë Dukatit prej ditësh është vënë në alarm për shkak të zjarreve që po përparojnë nga Karaburuni në drejtim të zonave të banuara.

Banorët e këtij fshati, kanë nisur prej ditësh të ruajnë përparimin e flakëve të cilat po i afrohen banesave të tyre.

Ata janë shprehur se vlerësojnë përpjekjet e forcave të ushtrisë, por sipas tyre me mjete që kanë nuk mund ta vënë nën kontroll zjarrin që është përhapur.

“Situata është alarmante, po kaq kanë mundësi edhe ata që po ndërhynë. Po të paktën shpresojmë që flakët mos të vijnë këtu tek shtëpitë, se sipër është e humbur”, thonë banorët.

Banorët e Fushë-Dukatit u kanë ardhur në ndihmë edhe barinjve që kanë kthyer në fshat bagëtitë pasi u rrezikuan nga zjarret.

Banorët kërkojnë që strukturat të operojnë me fikjen e zjarrit me anë të helikopterit, pasi në terren kushtet e motit dhe era e bëjnë thuajse të pamundur lokalizmin apo fikjen e zjarreve. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/08/03/vlore-vatra-te-rrezikshme-zjarri-prane-dukatit-dhe-llogarase/

A2 CNN Livestream

Latest Videos