Zjarri i madh përfshin bashkinë e Moskës

Nga A2 CNN
20 Prill 2022, 13:27 | Bota

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë godinën e bashkisë në Moskë këtë të mërkurë.

Mediat ruse shkruajnë se zjarri është duke vijuar dhe po përhapet në godinën e administratës, ndërsa zjarrfikësit po mundohet të vënë nën kontroll flakët.

Deri tani nuk ka persona të lënduar. Shkaqet e rënies së zjarrit janë të paqarta, ndërsa nënkryetari i bashkisë tha se mund të ketë pasur një shkëndijë elektrike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos