Zjarri përfshin ndërtesën në Japoni, 27 viktima

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2021, 07:30 | Bota
Zjarri përfshin ndërtesën në Japoni, 27 viktima

Të paktën 27 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë mbetën të lënduar si pasojë e një zjarri që përfshiu një ndërtesë komerciale në qendër të Osakës në Japoni.

Ndonëse ndërhyrja e zjarrfikësve ishte e menjëhershme dhe zjarri u vu në kontroll brenda më pak se një ore, nuk u arrit të shpëtoheshin të gjithë personat që ishin brenda në ndërtesë.

Flakët në fillim përfshinë katin e katërt të ndërtesës 8-katëshe, për t’u përhapur më pas me shpejtësi. Ndërkohë, që prokuroria ka nisur një hetim për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos