Vrasja e Pjerin Xhuvanit, dërgohet për gjykim çështja

Nga A2 CNN
3 Tetor 2022, 14:49 | Kronikë
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, dërgohet për gjykim çështja

Gjyqtarja e Gjykatës së Elbasanit, Idush Maliqi, vendosi të dërgojë për gjykim çështjen në ngarkim të Arbër Paplekajt, të akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ngjarje e ndodhur në prill 2021.

Paplekaj kishte kërkuar rihetim të çështjes, për shkak shkak se në momentin kur është kryer në vendngjarje ekspertiza mbi dinamikën e konfliktit, as Paplekaj dhe as avokati i tij nuk janë njoftuar për të qenë të pranishëm. Por kërkesa e tij nuk u mor parasysh nga Gjykata. Avokati i Paplekajt, nuk komentoi mbi vendimin, që, sipas tij, nuk mund të apelohet.

Vrasja në Elbasan, që ndodhi pak ditë para zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2021, shkaktoi reagime të shumta dhe akuza të ndërsjella nga ana e politikës. Partia Demokratike akuzoi socialistët që po blinin vota për të fituar zgjedhjet, ndërsa shumica akuzoi opozitën se kishte ngritur një grup të armatosur për ta përdorur para dhe gjatë zgjedhjeve. Viktima Pjerin Xhuvani është akuzuar më parë nga Partia Demokratike si organizator i përplasjes me simpatizantët e PD-së në Ditën e Verës në datën 14 mars 2021. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/04/21/kush-eshte-pjerin-xhuvani-personi-i-ekzekutuar-ne-qytetin-e-elbasanit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos