“Zona e ndalim-fluturimit në Ukrainë do nënkuptonte rrëzimin e avionëve rusë”

Nga A2 CNN
3 Mars 2022, 21:39 | Bota
“Zona e ndalim-fluturimit në Ukrainë do nënkuptonte

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki deklaroi përpara gazetarëve se vendosja e një zone ndalim-fluturimi mbi Ukrainë, nuk është ende një alternativë për Shtetet e Bashkuara.

Sipas Psakit, vendosja e një mase të tillë do të nënkuptonte rrëzimin e avionëve të Rusisë dhe në të njëjtën kohë përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Psaki gjithashtu shtoi se nuk e shikon të ndodhë dëbimin e Rusisë nga karrigia e anëtares së përhershme të këshillit të sigurisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos