Pas më shumë se 1 viti në pandemi, njujorkezët janë të etur për jetë sociale por ende është e vështirë të mendosh një jetë pa Covid. Thuajse 100 banorë të qytetit marrin pjesë rregullisht, çdo javë, në një klasë zumba, në Central Park dhe nuk e kanë aspak problem të kërcejnë në natyrë, me qindra sy që i shohin, disa me admirim, e disa çuditshëm. Ka nga ata që janë pjesë e klasës prej 8 vitesh dhe thonë se zumba ishte shpëtimi, edhe gjatë izolimit. (A2 Televizion)
Zumba në “Central Park”
