
Çështjet e pronësisë janë ato që kanë prodhuar ndër vite problematikat më të mëdha për qytetarët, nga korrupsioni në terren tek agjencitë e regjistrimit të pasurive të paluajtshme e deri tek organet e drejtësisë.
Edhe pse qeveritë ndër vite kanë promovuar risi në shërbimet e hipotekave që nga dixhitalizimi i tyre, por sërish shkeljet kanë vazhduar. Në vitin 2017 plot 80 mijë qytetarë janë gjetur vonesa e probleme, ndërkohë që numri total i aplikimeve ka qenë 170 mijë.
Dy janë zhvillimet më të fundit. Bashkimi i hipotekave dhe ALUIZNI-t në 1 organ të vetëm që trajton çështjet e pronësisë, si dhe shërbimi fast-track që kanë vendosur hipotekat për 9 shërbime kryesore ndaj qytetarëve. (A2 Televizion)