Zvicra nuk lejon dënimin e Real, Barcelona dhe Juve

Nga A2 CNN
7 Qershor 2021, 13:36 | Futboll
Zvicra nuk lejon dënimin e Real, Barcelona dhe Juve

Drejtësia zvicerane i ka bërë të qartë UEFA-s dhe FIFA-s se nuk mund të ndëshkojë klubet që janë ende pjesë e Super Ligës.

Sipas spanjolles “Cadena Ser”, Ministria e Drejtësisë e Zvicrës i ka dërguar një letër dy institucioneve drejtuese të futbollit për t’i njoftuar se nuk mund të marrin masa ndaj Real Madrid, Barcelona dhe Juventus.

25 majin e kaluar, UEFA nisi një hetim disiplinor për klubet rebele.

Dy ditë më parë, Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, foli sërish me tone të ashpra për ish-mikun e tij, Andrea Agnelli. Në një intervistë për “So Foot”, Ceferin tregoi se nuk ia ka falur Presidentit të Juventusit përpjekjen për lançimin e Super Ligës: “Për mua, ai njeri nuk ekziston më. Mendoja se ishim miq, por më ka gënjyer deri në minutën e fundit të ditës së fundit, duke më thënë që nuk kisha pse shqetësohesha. Ndërkohë, ai kishte firmosur dokumentet për nisjen e Super Ligës”.

Në pritje të dënimeve të mundshme për 3 klubet rebele (Juventus, Real dhe Barcelona), pas nisjes së hetimit të UEFA-s, Ceferin i hedh sërish benzinë zjarrit: “Në këtë çështje, protagonistët i ndaj në 3 kategori. Andrea Agnelli në kategorinë e parë, pasi ishte diçka personale. Në kategorinë e dytë janë presidentët që i mendoja se më mbështesnin dhe më vjen keq që nuk më thanë se çfarë po planifikonin. Në kategorinë e tretë janë ata me të cilët nuk kam pasur kontakte të ngushta. Edhe ata do të përgjigjen për atë që bënë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos