
Maruizio Sarri nuk është më trajneri i Juventusit. Vendimi është marrë pak minuta më parë nga drejtuesit e ekipit që ka fituar 9 herë radhazi Serie A.
Edhe pse përflitej që eliminimi Lionit në Champions League do t’i kushtonte vendin trajnerit të kampionëve të Italisë, tashmë vendimi i drejtuesve të Juves është i zyrtarizuar.
61-vjeçari e mbylli sezonin vetëm me titullin kampion ndërkohë që dështoi në Supërkupën dhe Kupën e Italisë.
Zinedine Zidane dhe Simone Inzaghi janë ndër kandidatët kryesorë për ta zëvendësues. (A2 Televizion)