Zyrtarët shëndetësorë të Pekinit: Vaksinat kineze janë efikase edhe ndaj variantit indian

Nga A2 CNN
21 Maj 2021, 14:23 | Bota
Zyrtarët shëndetësorë të Pekinit: Vaksinat kineze

“Vaksinat aktuale kineze janë efektive kundër variantit indian dhe mund të luftojnë shpejt mutacionet e reja të Covid-19.” Pohimi vjen nga shkencëtarët e Qendrës Kineze për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

“Rezultatet paraprake tregojnë se vaksinat aktuale janë efektive ndaj variantit të zbuluar së pari në Indi dhe mund të krijojnë një lloj mbrojtjeje”, shprehet Shao Jiming, shkencëtar kinez.

Kërkuesit thonë se po monitorojnë nga afër situatën me variantet e reja, dhe po kryejnë studime e mbledhin të dhëna.

“Virusi po bëhet edhe më i fuqishëm gjatë mutacioneve. Kur të kemi një variant që nuk luftohet me vaksinat aktuale, vaksina kineze inaktive mund të përballet shpejt me të. Vetëm duhet t’i shtojmë kodin gjenetik të mutacionit të ri në fund, por i gjithë procesi nuk do të ndryshojë.”

Ekspertët e Kinës shtuan se po ndjekin nga afër zhvillimin e pandemisë koronavirus dhe nënvizuan se vendi është gati të përballet me emergjencën e shkaktuar nga mutacionet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos