All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

1.2 miliardë dollarë në pak ditë, “Avengers: Endgame” thyen çdo rekord

Nga A2 CNN
29 Prill 2019, 18:08 | Showbiz
All - Paragraf - 1

Filmi “Avengers: Endgame” theu mbi 20 rekorde në arkëtime, vetëm për disa ditë pasi doli në kinematë botërore.

Nga Avengers: Endgame

Vetëm gjatë kësaj fundjave arriti 350 milionë dollarë fitime. Në këtë mënyrë, theu rekordin e mëparshëm që mbahej nga “Avengers: Infinity War” me 92 milionë dollarë.

Robert Downey Jr
All - Paragraf - 3

Endgame” kapërceu një tjetër rekord të “Infinity War”, duke grumbulluar 1.2 miliard dollarë arkëtime në të gjithë botën, me një diferencë marramendëse prej 559 milionë dollarësh.

Heronjtë e Marvel të gjithë bashkë në serinë e Avengers

Një raport i “Box Office” tregon se rreth 9 nga 10 persona që frekuentuan kinematë këtë fundjavë, ndoqën filmin “Endgame”, duke mposhtur në këtë mënyrë mbajtësin e rekordit, “Star Wars: The Force Awakens.

Ndërkohë, “Shazam” ra nga vendi i dytë në të pestin, me 5.5 milionë dollarë arkëtime, “Breakthrough” nga të katërtin në të gjashtin me 6.3 milionë dollarë, ndërsa vendi i parë i javës së kaluar, “The Curse of La Llorona”, humbi dy pozicione, me 7.5 milionë dollarë arkëtime.

All - Paragraf - 6

“Captain Marvel”, me 6 javë në kinema ngrihet në renditja nga vendi i katërt në të dytin, me 8.1 milionë dollarë arkëtime. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos