“Kurti do detyrohet të bëjë kompromise të mëdha”, Abazi: Guri i Dhomave të Specializuara do të rëndohet

Nga A2 CNN
12 Tetor 2026, 21:52 | Politikë

Haki Abazi, ish-zv/Kryeministër i Kosovës, deklaroi se kryeministri Albin Kurti do të detyrohet të bëjë kompromise edhe më të mëdha në arenën ndërkombëtare.

“Jemi në një situatë që kërkon veprim të shpejtë sepse kriza energjetike, humbja e Trump në zgjedhjet e mesmandatit do të jetë një kthesë në kompromise edhe më të mëdhaja që duhet të bëjë Kurti në marrëdhëniet ndërkombëtare. Në anën tjetër, ky guri i madh i Dhomave të Specializuara do të rëndohet edhe më shumë mbi Kosovën në kriteret e avancimit të pozitës ndërkomëbëtare.

Sa i përket politikës së brendshme, Abazi theksoi se Kurti po e “fragmenton substancën e kombit përbrenda”.

“Po kthehemi në luftën kundër njëri-tjetrit dhe kjo po na mban në një baltë të përgjithshme këtu brenda”, nënvizoi Abazi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos