“Kurti është idhnak”, Abazi: Është prishur me Ramën për interesa të vogla

Nga A2 CNN
12 Tetor 2026, 22:40 | Politikë

Haki Abazi, ish-zv/Kryeministër i Kosovës, u shpreh se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është prishur me homologun e tij shqiptar, Edi Rama, për interesa të vogla.

“Kurti është idhnak. Kur je idhnak dhe je i majtë, prishesh me Edi Ramën nëse nuk ta voton Veton Surroin për RCC-në (Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal) në Sarajevë. Këtu prishen të gjitha pastaj, radhiten më pas inate pa fund dhe për interesa të vogla harrojmë interesin kombëtar”, tha Abazi në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

“Urgjenca e Kosovës është të kthehet në procesin e integrimit europian, të rikthejë strategjinë për të hyrë në NATO sepse mund të kthehet ideja e një Rusie të fortë në Europë dhe shqiptarët mund të paguajnë çmim të lartë, si gjyshërit e stërgjyshërit tanë. Në historinë tonë, vetëm aleancat e fuqishme na kanë shpëtuar. Ne vetë jemi të paaftë për t’u bashkuar dhe për të krijuar mbrojtje të mjaftueshme për veten”, shtoi ish-zv/kryeministri i Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos