Gazetari Mentor Nazarko komentoi marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë, duke theksuar se edhe në të kaluarën ka patur “fërkime” mes dy vendeve, por, sipas tij, nuk ka patur shpërfaqje si në ditët e sotme.
“Pas kryeministrave, sot kemi rreshtime të njërit në favor të tjetrit. Nuk më pëlqen tejkalimi i limiteve në kriticizmin që vjen nga njëra anë për anën tjetër. Ky është drejtimi kryesor ku investohet Serbia. Serbia dëshiron që ta prishë unitetin mes shqiptarëve dhe investohet rregullisht në këtë drejtim”, u shpreh Nazarko në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.
Sipas Nazarkos, “Kosova duhet të fokusohet në forcimin e unitetit të saj të brendshëm”.
“Duhet një lloj pajtimi i përgjithshëm, duhet fokusim në përmirësimin e marrëdhënieve me bashkësinë perëndimore, pse jo, edhe me Shqipërinë”, theksoi gazetari Mentor Nazarko.
(A2 Televizion)