
Shpërthime të fuqishme u dëgjuan mbrëmjen e së hënës në Riad, kryeqytetin e Arabisë Saudite, pasi autoritetet paralajmëruan banorët për një kërcënim të mundshëm ajror.
Sipas dëshmitarëve të cituar nga agjencia e lajmeve Reuters, në qytet u dëgjuan të paktën tre shpërthime, ndërsa banorët raportuan se kishin parë raketa në qiell, shkruan A2CNN.
Përmes mesazheve të dërguara në telefonat celularë, autoritetet u kërkuan qytetarëve të qëndronin të qetë, brenda banesave ose në zona të sigurta, larg dyerve dhe dritareve.
Disa minuta më vonë, alarmi u hoq. Sipas autoriteteve, mbrojtja ajrore saudite kishte shkatërruar raketat e lëshuara nga rebelët Huthi të Jemenit në drejtim të kryeqytetit. (A2 Televizion)