All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

1 javë pas tërmeteve shkatërruese, lëshohen mbi 113 urdhërarreste

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2023, 11:48 | Bota
1 javë pas tërmeteve shkatërruese, lëshohen mbi 113
All - Paragraf - 1

Një javë pas tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë, ekipet e shpëtimit po nxitojnë të shpëtojnë persona të tjerë të gjallë nën rrënoja, edhe pse ekspertët kanë paralajmëruar se shanset për gjetjen e të mbijetuarve thuajse janë shuar. Rastet e fundit të qytetarëve që janë nxjerrë të gjallë; si një grua në Hatai e shpëtuar pas 175 orësh, një burrë në Hatai i shpëtuar pas 167 orësh, një grua 55-vjeçare pas 159 orësh, apo një 25 -vjeçar dhe një fëmijë të nxjerrë pas 152 orësh nën rrënoja; janë cilësuar si mrekulli. Shumë ankohen se të afërmit e tyre janë ende nën rrënoja, por se askush nuk ka ardhur që t'i shpëtojë.

“Situata këtu është e tmerrshme. Nëna dhe motra ime janë ende nën rrënoja dhe askush nuk ka ardhur. Shpirti im ka ikur. Ato po vdesin nën rrënoja; unë po vdes këtu”, tha një e mbijetuar.

All - Paragraf - 3

Mbi 36 mijë viktima janë konfirmuar deri më tani, shumica e të cilave në Turqi, por OKB-ja ka paralajmëruar se shifrat mund të dyfishohen. Tërmeti ka lënë qindra mijëra persona të pastrehë, me shumë që po flenë në tenda dhe automjete prej 1 jave, ndërsa temperaturat vijojnë të jenë disa gradë nën zero.

Edhe më e vështirë është situata përtej kufirit në Siri, ku të mbijetuarit e luftës 12-vjeçare dhe tani edhe të tërmetit nuk kanë mundur të sigurojnë dot, as tenda e as ndihma. OKB-ja ka shprehur alarm dhe zhgënjim për situatën në Sirinë veriperëndimore. 

“Deri më tani, kemi dështuar të ndihmojmë njerëzit në veriperëndim të Sirisë. Ata me të drejtë ndihen të braktisur, në pritje të ndihmës që ende nuk ka ardhur”, shprehet Shef i ndihmës në OKB, Martin Griffiths.

All - Paragraf - 6

Sakaq, në Turqi kanë shpërthyer polemikat lidhur me cilësinë e godinave të shembura. Autoritetet thanë se kanë lëshuar 113 udhërarreste dhe se 12 persona janë shoqëruar në polici, përfshirë kontraktorë të firmave të ndërtimit. Për vite me radhë, ekspertët kanë paralajmëruar se shumë godina të reja ishin të pasigurta për shkak të korrupsionit endemik dhe politikave të qeverisë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

Latest Videos