Humbja e SuperBowl shkakton kaos në Filadelfia

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2023, 10:20 | Bota

Kaosi ka shpërthyer në Filadelfia, pasi skuadra e këtij qyteti, Philadelphia Eagles, humbi në finalen e madhe të SuperBowl.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes me rezultatin 38-35 për Kansas City Chiefs, tifozët e zhgënjyer u dyndën në City Hall dhe u përplasën me forcat e rendit.

Dhjetëra të arrestuar pati pas shkatërrimeve që shkaktuan këta tifozë nëpër rrugë, të cilët godisnin me shishe dhe vezë efektivët e ndërhyrjes së shpejtë SWAT.

Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/13/super-bowl-shkon-ne-kansas-permbysje-me-polemika/
https://a2news.com/2023/02/13/rihanna-shkelqen-ne-superbowl-dhe-jep-lajmin-e-madh/

A2 CNN Livestream

Latest Videos