All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

1 miliard dollarë për parkun ‘‘Star Wars’’

Nga A2 CNN
30 Maj 2019, 14:22 | Teknologji
All - Paragraf - 1

Walt Disney hap dyert e atraksionit më të ri dhe më ambicioz; Parkut tematik ‘Star Wars, Galaxy Edge’, i projektuar për të kënaqur adhuruesit e shumtë të sagës fantastiko-shkencore.

“Prej 40 vjetësh, adhuruesit kanë ëndërruar të ecin në një ambient origjinal dhe përfshirës si ai i Star Wars. Më në fund e kanë mundësinë për ta bërë këtë”, u shpreh Margaret Kerrison, përfaqësuese e Walt Disney.

All - Paragraf - 3

Mënyra se si do ta presë publiku atraksionin më të ri, do të ketë ndikim të madh në financat e kompanisë. Parqet tematike janë ato që gjenerojnë më shumë të ardhura për Disney, pasi rrjetet mediatike janë goditur nga gara dixhitale.

Analistët vlerësojne se të paktën 1 miliard dollarë janë shpenzuar për ndërtimin e dy versioneve gati identike të “Galaxy's Edge”. Në Disneyland, në Anheim të Kalifornisë, punonjësit devijuan një lumë dhe një hekurudhë për të hapur vend, ndërsa parku i dytë në “Walt Disney World” në Orlando të Floridas, pritet të debutojë më 29 gusht.

“Qëllimi ishte të tregoheshim ambiciozë, shumë ambiciozë, jo vetëm sa i përket përmasave, por edhe detajeve artistike dhe teknologjike.”, deklaroi  Bob Iger, shefi ekzekutiv i Walt Disney. Në vend që të rikrijonin shesh-xhirimin e ndonjë filmi, projektuesit vendosën të ndërtonin atë që në librat e Star Wars përshkruhej si kolonia më e madhe në planetin e quajtur Batuu, por që nuk u shfaq kurrë në ekran. Dyert do të hapen në 1 qershor, kur punonjësit do të shërbejnë për klientët, pije blu, ashtu si pija e përdorur në filmin e parë të sagës (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos