
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se ushtria e vendit është e përgatitur për të zhvilluar një “operacion në shkallë të gjerë” në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke paralajmëruar gjithashtu vendosjen e një “izolimi të plotë” në këtë territor.
Deklarata vjen pas një shkëmbimi zjarri në Hebron, ku, sipas raportimeve, forcat izraelite vranë dy palestinezë. Ushtria izraelite bëri të ditur se gjatë incidentit u vranë edhe dy ushtarë të saj, ndërsa tre të tjerë mbetën të plagosur.
Zhvillimet e fundit kanë shtuar tensionet në Bregun Perëndimor, ndërsa mbetet e paqartë se kur do të nisë operacioni i paralajmëruar dhe cilat zona do të përfshijë.
Ndërkohë, në frontin diplomatik, ministri i Jashtëm i Egjiptit, Badr Abdelatty, bëri thirrje për uljen e tensioneve dhe rifillimin e dialogut mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. (A2 Televizion)