Gjermania, Franca dhe Britania gati për negociata me Iranin për armët bërthamore

Nga A2 CNN
23 Tetor 2026, 18:46 | Bota

Gjermania, Franca dhe Britania gati për negociata me Iranin për

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, deklaroi se Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe janë të gatshme të negociojnë me Iranin për të përjashtuar mundësinë që Teherani të sigurojë armë bërthamore, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Wadephul bëri gjithashtu thirrje për mbështetjen e Arabisë Saudite dhe Jemenit në mbrojtjen e tyre, si dhe për rifillimin e negociatave konkrete me rebelët Huthi.

Më herët, u raportua se të gjitha vendet e përfaqësuara në takimin e sotëm në Stamboll, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia, Arabia Saudite, Pakistani, Egjipti dhe Turqia, janë kundër një sulmi ndaj Iranit dhe vlerësojnë se diplomacia është e vetmja rrugë përpara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos