Demo nga Italia: E drejta për protestë nuk justifikon dhunën, do të marrim masa parandaluese

Nga A2 CNN
23 Tetor 2026, 18:19 | Politikë

Demo nga Italia: E drejta për protestë nuk justifikon dhunën, do

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi nga Italia se e drejta për të protestuar duhet të garantohet, por nuk justifikon dhunën ndaj policisë apo shkatërrimin e pronës publike dhe private.

Gjatë qëndrimit në San Patrignano, ku po merr pjesë në Takimin Ndërkombëtar të Nivelit të Lartë për Parandalimin e Varësive dhe Rehabilitimin, Demo zhvilloi takime me homologë evropianë, përfshirë përfaqësues nga Italia dhe Franca, për forcimin e sigurisë publike dhe parandalimin e dhunës.

“Dua të jem shumë i qartë për një gjë: E drejta për të protestuar është një e drejtë kushtetuese dhe ne jemi plotësisht të vendosur ta garantojmë dhe ta mbrojmë. Por e drejta për të protestuar nuk është e drejtë për të ushtruar dhunë, për të sulmuar punonjësit e Policisë, apo për të shkatërruar pronën publike, si dhe atë private. Ne do të garantojmë lirinë e protestës, por njëkohësisht do të marrim të gjitha masat e nevojshme, në përputhje me ligjin, për të garantuar rendin dhe sigurinë e çdo qytetari në të gjithë territorin e Shqipërisë, sepse mbrojtja e të drejtës për të protestuar dhe mbrojtja e sigurisë publike janë dy detyrime që duhet të ecin së bashku”, tha Demo.

“Prandaj, sot ne këtu diskutuam me shumë prej partnerëve tanë se kush janë hapat konkretë që mund të merren edhe në vazhdën e bashkëpunimeve institucionale për të garantuar një siguri publike më të fortë dhe më të prekshme për të gjithë qytetarët”, vijoi ministri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos