All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

1 në 50 fëmijë me autizëm, mjekët: Shërbimet të jenë prioritet, më shumë qendra për zhvillimin e tyre

Nga A2 CNN
18 Prill 2022, 15:11 | Aktualitet
1 në 50 fëmijë me autizëm, mjekët: Shërbimet
All - Paragraf - 1

Pandemia e koronavirusit ishte e vështirë për të gjithë, por për prindërit e fëmijëve më autizëm u bë sfilitëse. Pamundësia për të ndjekur terapitë, në shumë raste vështirësoi gjendjen e tyre.

Tashmë që situata nga përhapja e koronavirusit ka ndryshuar, ekspertët theksojnë nevojën për gjetjen e zgjidhjeve, në mënyrë që shërbimi ndaj këtyre fëmijëve të mos mungojë edhe në kohë të vështira. Ariel Como, drejtor i Qendrës Rajonale të Autizimit, thotë se shërbimet ndaj fëmijëve me autizëm duhet të jenë prioritet i politikave të qeverisë dhe shoqërisë.

All - Paragraf - 3

Ashtu si në të gjithë botën edhe në Shqipëri, 1 në 50 fëmijë lind me çrregullime të spektrit autik. Për mjekët, rritja me shpejtësi e numrit të fëmijëve me autizëm duhet të shoqërohet me ofrimin e shërbimeve pranë vendbanimeve të fëmijëve.

Rritja e shpejtë e fëmijëve me autizëm është kthyer në shqetësim global. Zyrtarisht në vendin tonë rreth 850 fëmijë trajtohen me pagesë invaliditeti në masën e 10 mijë lekëve të rinj.

Ndërkohë që numri i fëmijëve me këtë çrregullim është shumë më i lartë e po ashtu edhe kostot e terapive që u nevojiten çdo muaj.

Autizimi është një çrregullim i zhvillimit të fëmijës. Zakonisht shfaqet në tre vitet e para të jetës duke shkaktuar keqfunksionime të sjelljes dhe të folurit. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos