All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

1 vit luftë, Medvedev: Duhet ta shtyjmë kufirin deri në Poloni

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2023, 10:54 | Bota
1 vit luftë, Medvedev: Duhet ta shtyjmë kufirin deri në Poloni
All - Paragraf - 1

Rusia vijon provokimet e saj dhe në ditën që shënon 1-vjetorin e "operacionit special ushtarak" në Ukrainë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-presidenti Dmitry Medvedev u shpreh se e vetmja mënyrë që Moska të sigurojë përfundimisht një paqe të qëndrueshme me Ukrainën është të shtyjë kufirin e saj sa më shumë që të jetë e mundur.

All - Paragraf - 3

“Ne do të arrijmë fitoren. Qëllimi është të shtyjmë kufirin që kërcënon vendin sa më shumë që të jetë e mundur, edhe nëse është kufiri i Polonisë. Motivi i armiqve kryesorë të Moskës është të dobësojnë vendin sa më shumë që të jetë e mundur, kështu që ata nuk janë të interesuar për t’i dhënë fund konfliktit, por herët a vonë, Perëndimi do të negociojë për Ukrainën”, shkruan Medved.

Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë gjithashtu parashikon se “operacioni special ushtarak” i Moskës do të përfundojë me një fitore ruse dhe një lloj marrëveshje të lirë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos