All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

1 vit në detyrë, Biden bën bilancin: Mund të ishte bërë më shumë

Nga A2 CNN
20 Janar 2022, 14:25 | Bota
1 vit në detyrë, Biden bën bilancin: Mund të ishte
All - Paragraf - 1

Ndërsa shënoi një vit të plotë në detyrë, presidenti Joe Biden mbajti një konferencë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë. Kryefjala ishte lufta e administratës së tij për të vënë nën kontroll krizën shëndetësore. “Disa mund ta cilësojnë atë që po ndodh tani, si normalitet i ri. Unë e quaj punë të papërfunduar”, tha ai për pandeminë e koronavirusit.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë vlerësoi progresin sa i përket vaksinimit, rihapjes së ekonomisë dhe krijimit të vendeve të punës, por duke pranuar se mund të kishte bërë më shumë, në vitin kur mbahen zgjedhjet e mesit të mandatit. Ndërsa treguesit ekonomik tregojnë inflacion rekord, shumë amerikanë janë në ankth për atë që i pret në vazhdim.

All - Paragraf - 3

Presidenti u përpoq të zbusë disa prej këtyre shqetësimeve duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë në rrugën e duhur për përmbushjen e një sërë objektivash, nga pandemia tek inflacioni. “Gjëja më e mirë për të luftuar rritjen e çmimeve është ekonomia produktive e me më shumë kapacitet, që prodhon më shumë të mira për amerikanët”.

I pyetur nëse kishte premtuar më shumë nga ç’ishte në gjendje të realizonte, ai u përgjigj se nuk e kishte bërë këtë. Rezymeja e 1 viti në detyrë, vjen ndërsa sondazhet sugjerojnë rënie të ndjeshme të mbështetjeve për presidentin 79-vjeçar. Ai e nisi detyrën më një përkrahje të fortë prej 57%, por deri në shtator, niveli ka rënë nga 40-43%, sipas disa sondazheve. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos